Soft & Solution Group sh.p.k i cili zotëron www.softsolution.al dhe ju hyni në këtë marrëveshje sipas kushteve të shërbimit të mëposhtëm (“Kushtet” ose “Rregullat”). “Klienti” është një person fizik ose juridik i cili ka pranuar këto rregulla me Furnizuesin.
Këto kushte rregullojnë marrëdhënien tuaj kontraktuale me shoqërinë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përdorimin e website të shoqërisë, web.smartfin.al (“Faqja e internetit”), si dhe përdorimin tuaj të Shërbimeve. Rregullat krijojnë detyrime ligjore, për kete arsye ju duhet t’i rishikoni ato me kujdes përpara se të përdorni ndonjë nga Shërbimet. Këto Kushte të Shërbimit rregullojnë përdorimin e të gjithë Platformës, Shërbimeve dhe të gjithë elementët e tjerë të vënë në dispozicion.
Shërbimet SmartFin ofrohen për ju në varësi të pranimit tuaj, pa modifikime (përveç Kushteve të Veçanta të dakordësuara nga palët në pajtim me këto Kushte të Shërbimit), të të gjitha kushteve të përfshira këtu dhe të gjitha rregullave të tjera të veprimit, politikat dhe modifikimet e ardhshme të tyre, si dhe procedurat që mund të publikohen herë pas here në Platformë ose të jenë në dispozicion për ju në ose përmes Shërbimeve SmartFin (në mënyrë të përmbledhur, “Kushtet”). Kur pranohen nga ju (siç përcaktohet më poshtë), këto kushte formojnë një kontratë ligjërisht të detyrueshme midis jush dhe Soft & Solution Group. Nëse jeni duke hyrë në këto Kushte në emër të një personi juridik, si punëdhënësi juaj ose shoqëria për të cilën punoni, ju prezumoheni që keni autoritetin ligjor për të përfaqësuar atë person juridik.
JU LUTEMI LEXOJINI KËTO KUSHTE ME KUJDES. DUKE BËRË REGJISTRIMIN PËR TË AKSESUAR DHE/OSE PËRDORUR PRODUKTET E SMARTFIN, JU PRANONI QË KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE KENI RËNË DAKORD ME KËTO KUSHTE.
Soft & Solution Group mund, sipas gjykimit të saj, të zgjedhë të pezullojë ose ndërpresë aksesin ose përdorimin e Shërbimeve SmartFin për këdo që shkel këto Rregulla.
2. PËRGJEGJËSITË E Soft & Solution Group
Sigurimi i Shërbimeve SmartFin.
Soft & Solution Group do të (a) vendosë Shërbimet SmartFin në dispozicion të Klientit në përputhje me këto Rregulla, (b) ofrojë suport standard të zbatueshëm për Shërbimet SmartFin për Klientin, (c) bëjë përpjekje komercialisht të arsyeshme për të vënë Shërbimet SmartFin në dispozicion gjatë orëve të punës, përveç rasteve të: (i) kohës së mungesës së shërbimit të planifikuar (për të cilën Soft & Solution Group do të dërgojë njoftim paraprak elektronik) dhe (ii) çdo padisponueshmëri të shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të arsyeshëm të Soft & Solution Group, për shembull, aktet e qeverisjes, përmbytjet, zjarri, tërmeti, trazirat civile, aktet e terrorit, greva apo probleme të tjera të punës, dështimi i ofruesit të shërbimit të internetit, vonesa ose mohimi i shërbimit.
Duke pranuar këto Rregulla, Klienti i jep Soft & Solution Group -së një autorizim të përgjithshëm për të angazhuar procesorë me qëllim të ofrimit të Shërbimeve SmartFin.
3. PËRDORIMI I SHËRBIMEVE SMARTFIN
Krijimi i llogarisë
Disa funksione, pjesë ose elemente të Shërbimeve SmartFin mund të përdoren ose arrihen vetëm nga mbajtësit e një llogarie.
Nëse Klienti ka caktuar Përdorues dhe u ka dhënë atyre Autorizim, këta Përdorues do të konsiderohen të autorizuar të veprojnë në emër të Klientit kur përdorin Llogarinë. Soft & Solution Group nuk do të ketë përgjegjësi për verifikimin e vlefshmërisë së Autorizimit të çdo Përdoruesi. Sidoqoftë, Soft & Solution Group mundet, në diskrecionin e saj, të kërkojë informacione shtesë ose dëshmi të kredencialeve të personit. Nëse Soft & Solution Group nuk është e sigurt nëse një Përdoruesi i është dhënë Autorizim, Soft & Solution Group mundet, sipas gjykimit të saj, ta pengojë këtë Përdorues që të aksesojë Shërbimet SmartFin deri në konfirmimin nga Klienti të autorizimit të dhënë përdoruesit në fjalë.
Klienti dhe çdo përdorues i lidhur me një Llogari duhet t’i sigurojnë Soft & Solution Group të dhëna të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota për Klientin, Përdoruesit ose Llogarinë dhe duhet ta mbajnë atë të përditësuar.
Regjistrimi në një llogari
Klienti do të ketë një email dhe fjalëkalim (“Kredencialet e plotësuara gjatë regjistrimit”) që do të përdoret për të hyrë në llogarinë e tij. Klienti do të përdorë Shërbimet SmartFin vetëm duke vizituar adresën e linkut të sigurt https://web.smartfin.al. Asnjë link tjetër nuk do të përdoret për të hyrë në Shërbimet SmartFin. Klienti duhet të shmangë ndjekjen e ndonjë linku tjetër që i sugjerohet përmes postës elektronike ose ndonjë mënyre tjetër të komunikimit. Klienti gjithashtu duhet të shmangë krijimin e bookmarks në faqen SmartFin, pasi faqeshënuesit mund të rrezikohen. Kredencialet hyrëse nuk duhet të përdoren nga shumë persona. Nëse Klienti ka caktuar disa Përdorues, çdo Përdorues do të pajiset me Kredenciale të veçanta hyrëse. Klienti dhe çdo përdorues janë përgjegjës për mbajtjen konfidenciale të të gjitha Kredencialeve hyrëse të lidhura me një Llogari. Klienti duhet të njoftojë menjëherë Soft & Solution Group-në:
• për çdo zbulim, humbje apo përdorim të paautorizuar të çdo Kredenciali Hyrës;
• për largimin e cdo përdoruesi nga kompania e klientit;
• për çdo ndryshim të rolit të perdoruesit ne shoqerine e klientit;
• për çdo ndërprerje të të drejtave të Përdoruesit për çfarëdo arsye.
Tarifat
Përdorimi i një llogarie është subjekt i një tarife. Tarifat aplikohen paraprakisht për intervale mujore, dhe paguhen çdo muaj apo vit, sic dakordësohet midis palëve. Të gjitha tarifat janë të pakthyeshme, pra nuk ka rimbursime ose kredi për periudhat kur Klienti nuk ka përdorur një llogari të aktivizuar, e ka përdorur atë vetëm pjesërisht, ka çaktivizuar llogarinë ose e ka përfunduar këtë marrëveshje gjatë një periudhe kohore të parapaguar.
Tarifat janë të përjashtuara nga të gjitha taksat.
Ngarkimi i të dhënave të klientit
Nëse Klienti ngarkon të Dhënat e tij, këto të dhëna dhe çdo përpunim i tyre duhet të bëhen në përputhje me këto rregulla dhe me legjislacionin e aplikueshëm. Të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat kundrejt të Dhënave të Klientit i përkasin Klientit ose personave të tretë (duke përfshirë Përdoruesit, Personat dhe Organizatat) nëse janë postuar dhe/ose ngarkuar nga ju ose janë vënë në dispozicion në ose nëpërmjet Shërbimeve SmartFin nga Soft & Solution Group. Duke ngarkuar të dhënat e klientit në platformë, klienti autorizon Soft & Solution Group -në që t’i përpunojë ato. Klienti është përgjegjës për të siguruar që:
• Klienti dhe cilido Përdorues i lidhur me Llogarinë nuk krijon, transmeton, shfaq ose vë në dispozicion të Dhënat e Klientit, duke shkelur kushtet e këtyre Rregullave, të drejtat e Soft & Solution Group, të drejtat e Klientëve te tjerë ose Përdoruesve, Personave ose Organizatave ose të dhëna që janë të dëmshme (për shembull, viruset, bugs, malware), ofenduese, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, shpifëse, vulgare, të pahijshme, invazive ndaj privatësisë së një tjetri, nxitëse të urrejtjes ose të paligjshme në forma të tjera;
• Klienti dhe të gjithë Përdoruesit e lidhur me Llogarinë kanë të drejtat e nevojshme për të përdorur të Dhënat e Klientit, duke përfshirë futjen dhe përpunimin e të dhënave nëpërmjet Llogarisë.
Siguria e të dhënave në Cloud
Soft & Solution Group është përgjegjëse për kryerjen e backup të të dhënave të klientit (të paenkriptueshme nga punonjësit e Soft & Solution Group ose palë të tjera të treta) jo më rrallë se një herë në javë.
• Aksesi në të dhënat e klientit është e mundur vetëm për përdoruesit e autorizuar përmes Kredencialeve të Aksesimit (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin) të vendosur nga përdoruesi. Soft & Solution Group nuk mund t’i shikojë ose modifikojë kredencialet e hyrjes së përdoruesit. Në rast të humbjes së Kredencialeve të Aksesimit të Përdoruesit, vetëm përdoruesi mund të rivendosë fjalëkalimin përmes postës elektronike të gjeneruar automatikisht, të dërguar në adresën e postës elektronike të përdoruesit.
• Klienti është plotësisht përgjegjës për të mbrojtur Kredencialet e tyre të Aksesimit dhe mos shpërndarjen me askënd (përfshirë kolegët dhe stafin e Soft & Solution Group). Stafi i Soft & Solution Group nuk do të kërkojë në asnjë rast Kredencialet e hyrjes së përdoruesit.
• Në rast se një përdoruesi kërkohet të sigurojë Kredencialet e tyre të Aksesimit, përdoruesi duhet të injorojë këtë kërkesë dhe menjëherë të raportojë kërkesa të tilla në Soft & Solution Group.
• Në rast se klienti dyshon se Kredencialet e Aksesit të Përdoruesit janë duke u përdorur nga palë të paautorizuara, klienti duhet menjëherë të raportojë në Soft & Solution Group dhe Soft & Solution Group menjëherë do të ndalojë hyrjen tek ai përdorues dhe do të bllokojë përkohësisht të gjithë aksesin në të dhënat e klientit deri sa të zgjidhet çështja e sigurisë.
Soft & Solution Group trajton seriozisht privatësinë e Klientëve dhe Përdoruesve të saj. Politika e privatësisë e Soft & Solution Group përfshihet në këto Rregulla. Ju lutemi lexoni me kujdes politikat për mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave personale të Klientit ose Përdoruesit nga ana e Soft & Solution Group.