Duhet të logoheni fillimisht në sistemin self-care (
https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care/) me kredencialet tuaja të kompanisë në e-albania.
Ju lutem duhet të plotesohen fushat e mëposhtme që gjenden tek detajet e kompanisë tuaj (
"Konfigurime" - >"Kompanitë" -> klikoni butonin modifiko tek kompania përkatëse të sistemit SmartFin) me të dhënat e specifikuara:
Seksioni
"Detaje financiare":
Kodi i operatorit:
Tek sistemi self-care duhet të shkoni tek menu
"Fiskalizimi" -> "Operatorët". Klikoni butonin
"+ Shto". Plotësoni fushën me nid-in (numri identifikimit të administratorit të kompanisë) dhe konfirmoni veprimin.
Pasi të realizohet shtimi, kopjoni fushën "Kodi i operatorit" tek sistemi SmartFin me kodin e operatorit të shtuar tek sistemi self-care.
Certifikatë:
Ju lutem ngarkoni certifikatën elektronike të fiskalizimit të siguruar nga AKSHI duke plotësuar edhe passwordin e dërguar nga AKSHI.
Me pas klikoni butonin ruaj për të ruajtur veprimet e kryera.
Seksioni "Të dhënat e njësisë":
Tek sistemi self-care duhet të shkoni tek menu
"Fiskalizimi" -> "Vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit". Emërtimin e njësisë së biznesit dhe kodin që gjendet tek self-care duhet të shtohet tek sistemi SmartFin tek ky seksion duke klikuar butonin plus.